“Kurti dhe Rama me inat në Vlorë”, gazetari: Si u shtirën para kamerave
112-vjetori i Pavarësisë bashkoi një ditë më parë në Vlorë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Kosovës Albin Kurti që u shfaqën krah njëri tjetrit në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast.
Gazetari nga Kosova Rid Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se shfaqja që iu paraqit publikut ishte një shtirje para kamerave nga ana e dy kryeministrave shqiptarë.
“Të dy kryeministrat kanë përdorur taktikat e tyre për të mbajtur në tension mbështetësit e vet duke krijuar një përshtypje publike për raporte të ftohura, gjë që nuk mund të themi që nuk është e vërtetë; nuk qëndrojnë në raportet më të mira. Afrimi i Ramës duket se është nga përfshirja direkt që ka bërë Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë. Të dy kryeministrave bëjnë show për sa kohë u shërben për mobilizim të populzimit publik. Dje në Vlorë nuk shihej në sytë e publikut një raport miqësor mes tyre, më tepër është inati publicitar”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë
- Vjosa Osmani dhe Albin Kurti urojnë 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime