PL: Përfaqësuesit tanë nuk janë lejuar të bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2024 | 10:30

Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë janë përplasur mëngjesin e sotëm me punonjësit e Gardës së Republikës, në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve, teksa kishin shkuar për të bërë homazhe në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përfaqësuesit e kësaj partie nuk janë lejuar nga Garda që të futeshin për të bërë homazhe.

Pas incidentit fillestar, mësohet se përfaqësuesit e PL janë lejuar më vonë të kryejnë homazhe për Ditën e Çlirimit.

Më herët Kryeministri Edi Rama kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Në ceremoninë përkujtimore për 29 Nëntorin morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kryeministri, së bashku me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar vendosën buqeta me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026