Goli i anulluar dhe penallti e humbur, çfarë ndodhi në derbin Tirana-Partizani

2 Dhjetor 2024 | 10:23

Një gol i anulluar, 1 penallti e humbur e në fund me rrjeta të paprekura, kjo ishte panorama e derbit të 176-të të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Në Air Albania, me afro 11 mijë të pranishëm, asnjëra prej skuadrave nuk ndezi, duke kthyer në kujtesë klasiken e fazës së parë, që po ashtu u mbyll 0-0. Loja nisi më mirë për të besuarit e Veselinovic, që dhanë idenë se nuk do ta kishin të vështirë të fitonin, por u surprizuan nga një autogol i Sembene, por VAR e anuloi pasi Walid Jarmouni i Tiranës ishte në pozicion të parregullt, ndërsa vendosi në presion qendërmbrojtësin.

Pjesa e dytë ishte po njësoj, me sulme sporadike nga të dyja ekipet, por emocionet do të shtoheshin në fund, ku Bytyçi shkaktoi penallti, pasi preku topin me dorë brenda zonës. Përgjegjësinë për të goditur penalltinë e mori Fatmir Prenga, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Pano Qirko, i cili ishte heroi i të kuqve në derbi.

90 minutat mbyllen me shifra të bardha, por Partizani sërish mbetet në krye të tabelës së klasifikimit. Sa i përket Tiranës, renditet në vendin e 7-të me 16 pikë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026