“Dosja Çyrbja”, Ferhati: Nuk janë gjetur 7 zyrtarët që informonin ish-deputetin
I ftuar në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, foli dhe mbi hetimet e SPAK për ish-deputetin Jurgis Çyrbja i cili akuzohet se informonte personat e kërkuar të grupeve kriminale në Durrës mbi operacionet e policisë për kapjen e tyre.
Gazetari Ferahti theksoi se ende nuk janë zbuluar shtatë zyrtarët të cilët informonin ish-deputetin për operacionet policore në zonën e Durrësit.
“Për dosjen Çrybja hetimet vazhdojnë. Kemi episode të tjera të pazbardhura dhe kemi 7 zyrtarë që SPAK e thotë vetë, që janë 7 zyrtarë që nuk dihet, të prokurorisë, SHISH, policisë, që kur ka pasur operacione në Durrës, Çyrbja lajmëronte personat e kërkuar që të largoheshin”.
“Janë 7 epoisode që nuk dihet kush e ka informuar ish-deputetin që ai të lajmëronte personat që ishin në kërkim që të ruheshin, të fshiheshin ose largoheshin.
Nuk e di nësë do jetë mundësia të gjenden këta persona që kanë bashkëpunaur me krimin e organizuar por policia e di shumë mirë së për çfarë e do një politikan ose deputet informacionin për operacionet policore”.
“Edhe Vangjush Dako është pyetur për dosjen Çyrbja, sigurisht që nuk ka pranuar te ketë dijeni. Zoti Dako përmëndet në bisedë nga individë të tjerë por nuk rezulton përdorues i aplikacionit Sky. Nuk e besoj se Dako mund të kthehet në pendito aq më tepër për një çështje të 2021 kur ne jemi në zgjedhjet e 2025″, tha Ferhati”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë