Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO jep vendimin për Jurgis Çyrbjan

18 Nëntor 2024 | 14:13

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, dhe Ahmet Mashën. Çyrbja kishte kërkuar që masa e sigurisë ndaj tij të zëvendësohej me një më të lehtë, por kërkesa e tij u refuzua nga gjykata, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm.

Prokuroria ka ngritur tre akuza ndaj Çyrbjas, duke përfshirë “Tregimin e sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Sipas akuzës, Çyrbja dyshohet se ka informuar Altin Hajrin dhe individë të tjerë të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për operacionet e mundshme policore në qytetin e Durrësit. Në këmbim të këtij informacioni, Çyrbja kërkonte mbështetje me vota për kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në qarkun e Durrësit.

Për të njëjtën çështje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti edhe për Ahmet Mashën, ndërsa Altin Hajri është shpallur në kërkim dhe po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Ndërkohë, në seancën e mbajtur në shkallën e parë, Çyrbja ka mohuar akuzat e ngritura, duke përjashtuar përdorimin e aplikacionit të koduar SKY ECC, që prokuroria pretendon se është përdorur për të kryer komunikimet e dyshimta.

Çështja është në vazhdim dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet procesi gjyqësor në ditët dhe javët e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte rrëzuar nga një shkëmb në...
08:15 | 29/06/2026

Shpëtohen pas tetë orësh operacion intensiv 4 turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë

Katër turistë u bllokuan mesditën e së dielës në Kanionet e Gjipesë, në territorin e Bashkisë Himarë, gjatë një eksplorimi në terrenin e thepisur të...
07:34 | 29/06/2026

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026