Berisha jashtë Kuvendit: Janë bixhozxhinjë, s’duan t’ia dinë për pensionet
Maxhoranca socialiste ka rrëzuar në seancën plenare të kësaj të marte amendamentet e propozuara nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
Amendamentet për vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve, u rrëzuan me 72 vota kundër gjatë seancës ku po mbahen diskutimet nen për nen për buxhetin e vitit 2025.
Pas daljes nga kuvendi kreu i Partisë Demokratike tha se amendamentet u rrëzuan nga një grup bixhozxhinjsh që nuk duan t’ia dinë për pensionet dhe minimumin jetik pasi jetojnë të rrethuar nga lukse të tepruara.
“Këta janë një grup bixhozxhinjsh që nuk duan tia dinë për pensionet. Unë shkoj aty në foltore dhe mezi qëndroj nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme. Aty bëhet një paradë luksesh, bizhush, parfumesh sikur të jemi në një sallon mode dhe jo në një parlament që përfaqëson shqiptarët.
Nuk mund ta di Edi Rama kur blen stolinë e oborrit katër milionë euro, kur shpenzon 21 milionë euro udhëtime me Ismailin e famshëm. Nuk mund ta dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1000 euro, nuk mund ta dinë qeveritaret që shpenzojnë për qerpikët artificialë 150 euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet”,-tha Sali Berisha.
Kujtojmë se Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas 11 muajsh mungese për shkak të masës së sigurisë të marrë kundër tij për çështjen “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)