Përdori foton e të miturit të sëmurë për të vjedhur para, arrestohet 55-vjeçari
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale kanë arrestuar një 55-vjeçar nga Përmeti, i cili përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shuma të mëdha parash.
Në kuadër të operacionit të koduar “Fraud” u vu në pranga shtetasi Artur Karati, 55 vjeç, banues në Përmet dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.
“Shtetasi Artur Karati, me anë të mashtrimit kompjuterik të kryer nga një profil fals në rrjetin social Instagram, duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.
Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram”, bëri me dije policia.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëlloi me thikë 41-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Vlorë
- Në kërkim për përdhunimin e të miturës në Francë, arrestohet në Muriqan 30-vjeçari
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat