“Burgosët 38 mijë shqiptarë” Debate të forta për faljen e gjobave! Manja: Kemi votat
Partia Socialiste propozoi në seancën plenare të kësaj të enjteje një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale. 35 deputetë të PS-së kërkuan shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpejtuar.
Propozimi shkaktoi debate të ashpra në Kuvend, pasi opozita theksoi se nuk ishte njohur më parë për këtë nismë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, e akuzoi mazhorancën se, pasi burgosën 38 mijë shqiptarë për ndërtimin e një avllie, tani po i falin gjobat për shkak të afërsisë me zgjedhjet.
“Shqiptarët kanë memorie dhe nuk do ta falin ligjin arbitrar që i çoi në burg për një ndërtim pa leje. A mos vallë ujku është veshur me lëkurën e qengjit? A ishit ju që u thoshit shqiptarëve se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund, dhe tani po falni gjobat për zgjedhje? Po pse, për të marrë vota? Po nuk do t’ju falim ne, sepse ju keni bërë një reprezalje ndaj shqiptarëve. Kjo është diçka që kalon kufijtë e njerëzores dhe shkon drejt gjenocidit,” tha Noka.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu përgjigj duke theksuar se mazhoranca ka numrat e nevojshëm dhe do ta kalojë ligjin për faljen e gjobave, pa marrë parasysh kundërshtimet e opozitës.
“Pyetja është e thjeshtë: A jeni dakord që ky Parlament të anulojë gjobat e paekzekutuara ndër vite? Ne si mazhorancë kemi numrat dhe do t’i anulojmë këto gjoba. Ky Parlament është në të drejtën e tij për t’i anuluar dhe do ta bëjmë këtë. Kur të vini ju, anulojini ju. Ky Parlament, brenda këtij sesioni parlamentar, do ta kalojë ligjin dhe do të anulojë gjobat,” tha Manja.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat