Gazetari Brahaj: Siria do të jetë një shtet demokratik, do na lërë për të dëshiruar!
Gazetari Sokol Brahaj ishte i ftuar në Euronews Albania në emisionin ‘Balkan Talks’. Ai foli për përceptimin që ka Turqia në rolin që ka luajtur ajo në shembjen e regjimit të Bashar al-Assad gjatë 10 ditëve të fundit në Siri.
Gazetari gjithashtu u ndal dhe në vizitën që Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken ka zhvilluar me Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.
“Turqia mund të mos përputhet me interesat amerikane. Amerika kërkon të bëjë një shtet të kurdëve në rajon, kurse Turqia nuk e do këtë gjë sepse ka pretendimet e veta. Por nga ana tjetër Amerika dhe Forcat e Mëdha dinë të ndajnë pushtetet”, tha gazetari.
Sipas Sokol Brahajt, Siria do të jetë një shtet demokratik dhe se nuk e ka më diktaturën që ajo ka pasur më parë.
“Çdo shtet sheh interesat e veta, pra interesat për Turqinë janë ndryshe dhe për Amerikën janë ndryshe. Nëse e shohim nga viti 2011 e deri tani, unë besoj që Siria do të jetë një shtet demokratik, do të na lërë shumë për të dëshiruar. Siria e ka larguar diktaturën që ka pasur. Edhe në Liban dhe Siri dhe në Irak, forca e Iranit është pakësuar”, shpjegoi gazetari.
Nga ana tjetër, Brahaj tha se forcat ushtarake detare dhe ajrore që janë në Siri, kanë mbledhur sistemet dhe janë duke negociouar me lidershipin e ri.
Ai shtoi se për Turqinë është më interes që Siria të vazhdojë të mbetet një shtet unitar por demokratik.
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale