Shqipëria çel një tjetër kapitull të negociatave me BE, konferenca më 17 dhjetor

13 Dhjetor 2024 | 20:35

Shqipëria do të hap një tjetër kapitull të negociatave me Bashkimin Evropian më 17 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca hungareze e Këshillit të Europës.

Me anë të një një postimi në “X”,  Presidenca hungareze e Këshillit të Europës ka njoftuar se është dhënë aprovimi për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare me vendin tonë.

“Ambasadorët kanë miratuar gjithashtu qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 6: Marrëdhëniet e jashtme, duke lejuar që konferenca e tretë ndërqeveritare me Shqipërinë të mbahet më 17 dhjetor. IGC e javës së ardhshme do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, duke i bërë jehonë angazhimit të BE-së për të përshpejtuar procesin e pranimit me vendet kandidate”, thuhet në njoftim.

 

Kujtojmë se Shqipëria mbajti këtë të premte Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, duke hapur grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim më datë 15 Tetor. Kryeministri Rama, e cilësoi një arritje historike për vendin, duke mos harruar edhe afatin e fundit të këtij procesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026