Ish-gazetari i REL-it dënohet me 10 vjet burgim në Iran

14 Dhjetor 2024 | 13:46

Një gjykatë në Teheran e ka dënuar iraniano-amerikanin, Reza Valizadeh, ish-gazetar i Radios Evropa e Lirë, me 10 vjet burgim.

Në një vendim të lëshuar nga gjykata, të cilën e ka parë Shërbimi iranian i Radios Evropa e Lirë, është thënë se Valizadehut i është ndaluar jetesa në provincën e Teheranit dhe provincat fqinje, i është ndaluar të largohet nga shteti, dhe që të jetë pjesë e partive politike, apo grupeve tjera, pasi ta përfundojë dënimin.

Gjyqtari Iman Afshari e ka marrë vendimin kundër gazetarit, duke e shpallur fajtor për “bashkëpunimin me Qeverinë armiqësore amerikane”.

Avokati i Reza Valizadehut pritet të apelojë vendimin dhe të kërkojë gjykim të ri.

Në vitin 2022, Reza Valizadeh ka dhënë dorëheqje nga puna që ka pasur në Radion Evropa e Lirë, pas 10 vjetësh kontribut.

Familjarë të tij i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se ndonëse disa burime të tij brenda shërbimeve të sigurisë i kanë premtuar që nuk do të kishte probleme në rast të kthimit në Iran, ai është arrestuar menjëherë.

Sipas tyre, ai ka qenë në vëzhgim prej momentit kur ka arritur në Iran dhe pas marrjeve të vazhdueshme në pyetje, është arrestuar.

Ai besohet se është duke vuajtur dënimin në burgun Evin dhe i janë pamundësuar vizitat.

Më parë, Valizadeh ka shkruar në rrjetin social X – të njohur më parë si Tëitter , se ka vendosur të kthehet në vendin e vet, duke marrë vetë përgjegjësinë për këtë vendim, mirëpo nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka bërë atë postim.

Organizatat Reporterët pa Kufij dhe Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve e kanë dënuar arrestimin e tij.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit e ka dënuar arrestimin e Valizadehut, si shtetas amerikan, duke e quajtur vendimin si mizor dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026