Prodhuesi turk: Fabrika në Kosovë do të prodhojë municione me standarde të NATO-s
Kosova ka nënshkruar një kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” për ndërtimin e një fabrike moderne të municioneve, e cila do të prodhojë sipas standardeve të NATO-s.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë prodhuesi turk përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e këtij projekti për forcimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Kosovës.
Sipas MKE-së, kjo fabrikë jo vetëm që do të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, por gjithashtu do të kontribuojë në rritjen e eksporteve të industrisë turke të mbrojtjes.
“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë, që do të prodhojë municione sipas standardeve të NATO-s. Jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë, duke forcuar vendin tonë mik dhe vëlla, Kosovën, me këtë kontratë të nënshkruar”, thuhet në deklaratën e MKE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale