Deklarata e Ambasadës së SHBA për “non-grata”-t, Balliu: Nuk ka vlerë, qokë për…
Në emisionin Now me Erla Mëhillin ishte i ftuar Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, i cili komentoi qëndrimin e ambasadës së SHBA se nuk angazhohet të bashkëpunojë me persona non-grata.
Balliu e sfumoi këtë deklaratë duke u shprehur se nuk mund të kenë vlerë qëndrimet e një administrate në ikje dhe sipas tij kjo ishte një qokë për të gjithë ata që janë në përpëlitjet e fundit të tyre si në SHBA dhe Shqipëri.
“Edhe ky reagim është si një përpëlitje e fundit e atyre që deri dje kontrollonin gjithçka, që ndjeheshin të plotëfuqishëm dhe tani nuk po dinë nga të futen”, u shpreh Balliu.
Balliu shpjegoi dhe një ndër shkaqet kryesore pse Berishës i erdhi kjo goditje e “non-grata”-s duke u shprehur se sulmi ndaj Berishës filloi menjëherë pas një “grushti shteti” sipas tij ku opozitës iu kërkua të bashkëpunonte me PS por që hasi në kundërshtimin e fortë të Sali Berishës.
“Këto deklarata nuk kanë të bëjnë me administratën e re që po vjen. Këtu kemi të bëjmë me nje grusht shteti nga të gjithë; me Blinken, Soros e të gjithë këta. Sali Berishës iu propozua gjatë zgjedhjeve nga këshilltarët izraelitë të PD-së që të ishte dakord për koalicion me PS pas zgjedhjeve të 2021 por ai u shpreh kundër. Pas kapjes së drejtësisë këta kërkonin të kapnin dhe opozitën por duke i marrë votat e popullit opozitar për t’ia falur qeverisë. Ai është grusht shteti, brenda shtetit. Menjëherë më pas Basha tha në Këshillin Kombëtar të PD-së se donte të bashkëpunonte me PS-në, por Sali Berisha i doli kundër dhe prandaj e shpallën “non-grata”, për ta dëmtuar aktorin që nuk pranonte këtë bashkëpunim. Nuk do ishte koalicion, por do ishte krijimi i një shtetit kukull ku opozita dhe qeveria janë në një vend dhe ku shiten mandatet opozitare”, tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut