“Prita 16 vite për 1 fëmijë”, flet 41-vjeçarja që lindi me In-Vitro
Soreja, quhet bebja e parë që ka ardhur në jetë me teknikën e riprodhimit të asistuar në Spitalit Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.
Nëna e saj Erida foli në një lidhje telefonike për Euronews Albania ku tregoi emocionet e saj dhe u shpreh se kishte 16 vite që priste për këtë ditë.
“Ka shkuar shumë mirë, kam pasur dhe tentativa herë të tjera por këtu qëllova me të parën falë dhe stafit të këtyre doktorëve ia arrita të isha e para. Kisha 16 vite martesë dhe tentoja për të ngelur shtatëzënë por që u futa këtu dhe ndodhi kjo mkrekullia që e kam në krahë. E kemi quajtur Soreja, një princeshë që ka ardhur në jetë. Falenderoj shumë mjekët që kanë qenë fantastikë nga i pari tek i fundit. Për mua dhe bashkëshortin ishte një lumturi shumë e madhe dhe çdo gjë ishte falas”, tha Erida.
Mjeku në studio shpjegoi që asgjë nuk është falas në mjekësi por grave pasi u miratohet aplikimi e përfitojnë falas çdo gjë dhe shpenzimet përballohen nga shteti nëpërmjet rimbursimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve