Interpelanca| “Jeni terrorista mjedisor”, Kumbaro- Zhupës: Shtuam zonat e mbrojtura

19 Dhjetor 2024 | 11:22

Këtë të enjte mbahet seanca e fundit plenare për vitin 2024. Kuvendi u mblodh në orën 10:00, ndërsa në nisje të seancës është mbajtur interpelanca e kërkuar nga deputetja Ina Zhupa me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, mbajti fjalën e saj në Kuvend ku parashtroi interepelancën me ministren Kumbaro. Ajo tha se ligji për zonat e mbrojtura është një ligj klientelistë.

“Ligj klientelist ai i zonave të mbrojtura, ai zhduk këto zona me rëndësi jo vetëm për mjedisin, por për kulturën, për historinë, për identitetin. Kumbaro është  ministrja më jetëgjatë, sepse është edhe më duargjatë për të uzurpuar me interesa klienteliste . Ajo i hapi rrugë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Ishte ajo që hapi qofterinë e parë në Butrint dhe bëri marrëveshjen me ADF për Butrintin dhe bëri betonizimin.

Bëri heqjen e pikave të mbrojtjes së zonave dhe hapi rrugën për betonime. Po shtyni për të pestën herë afatin e ligjit për investimet strategjike. E këtë gjë e bëni se me ligjin e përkohshëm të vitit 2018, që e keni shtyrë 4 herë dhe po e bëni për të pestën herë, keni dhënë 5,8 mln metër katrorë tokë në gjithë vendin investitorëve strategjike. Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura”,-tha Zhupa.

Duke iu përgjigjur akuzave për zonat e mbrojtura Kumbaro qartësoi se përkundër pretendimeve ligji nuk cenon asnjë Direktivë Europiane dhe respekton parimet e Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës.

“Siç jua kam thënë, ligji i ri e mban të përqëndruar tek Agjencia e Zonave të Mbrojtura kontrollin dhe administrimin në territor te këtyre zonave! Ligji nuk cenon asnjë Direktive europiane, dhe respekton parimet e IUCN – organizmi sipëror kur vjen fjala për ekseprtizëm në administrimin e zonave të mbrojtura, i cili në udhërrëfyesin e menaxhimi te zonave të mbrojtura e thotë shumë qartë:

“Janë shtetet ato që kanë tagrin e vendimit final dhe përgjegjësinë për administrimin dhe përdorimin e burimeve natyrore të tokës dhe të ujit, prandaj janë vetë këto shtete që vendosin edhe për kategorinë dhe administrimin e një zone të mbrojtur. Por ju këto as nuk i lexoni dhe as nuk doni t’i dini, sepse kërkoni dezinformim!”-tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit hodhi edhe akuza mbi qeverinë e përpara vitit 2013, duke thënë se ka shkaktuar dëme në zonat e mbrojtura dhe në biodiversitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026