Rrapaj shkëlqen në ndeshjen e fundit me Partizanin, aventura e re në Ukrainë

21 Dhjetor 2024 | 13:44

Aventura te Partizani është mbyllur në mënyrën më pozitive për Arinaldo Rrapaj, që largohet pas 4 vitesh si futbollist i demave. Vlonjati shkëlqeu në sfidën përmbyllëse, duke shënuar dhe asistuar në përballjen me Vllazninë të luajtur pasditen e së premtes. 23-vjeçari e nisi si titullar, duke dhuruar një tjetër performancë spektakolare, ku dha shkëndija që në minutën e dytë, kur asistoi për Carën, i cili zhbllokoi rezultatin.

Në fraksionin e dytë, do të ishte po Rrapaj që në hyrje të zonës së rreptësisë goditi saktë dhe dyfishoi avantazhin për të kuqtë. Kjo ishte një ndeshje për të mos u harruar për të, që largohet nga Partizani në drejtim të kampionatit ukrainas, aty ku e pret ekipi i Kolos Kovalivka.

Nga ky transferim, të kuqtë përfitojnë 600 mijë euro, ndërsa interes ndaj tij ka pasur edhe nga ekipe të tjera. Kujtojmë që në janar pritet që edhe sulmuesi kavajas Cara të nisë një aventurë të re diku tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026