Vizitorët në muzeun ‘Kadare’, qendër e aktiviteteve kulturore në stinën e dimrit
Përgjatë stinës së dimrit muzeu “Kadare” në qytetin e Gjirokastrës vazhdon të mirëpresë vizitorë, por edhe të shërbejë si qendër e organizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Tashmë shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe është pikë referimi jo vetëm për turistët por edhe shkrimtarët dhe studiuesit, të cilët promovojnë libra dhe botimeve të ndryshme.
“Edhe pse jemi ne sezonin e dimrit banesa “Kadare” vazhdon të ketë jo vetëm turistë, por edhe aktivitete të shumta kulturore, sot kemi fatin që të kemi promovimin e dy shkrimtarëve të njohur Shpëtim Emiri dhe Ksenofon Krisafi, gjatë gjithë kohës këtu janë bërë aktivitete sidomos sezonin e dimrit dhe do të vazhdojnë të bëhen aktivitete të tilla ku në bazë të tyre kanë kulturën”,-tha Alban Matushi, përgjegjës i muzeut “Kadare”
Studiuesi Ksenofon Krisafi ka përmbledhur në një libër kujtimet e ish-mësuesve dhe ish-nxënësve të gjimnazit “Asim Zeneli” në 100-vjetorin e çeljes së kësaj shkolle botim që u promovua në mjediset e Muzeut “Kadare”.
“Unë kam patur rastin të jem marrë me disa funksione të caktuara dhe kam takuar njerëz të ndryshëm nga të gjitha vendet e botës dhe sa ju thoja që jam shqiptar nga Ismail Kadareja me thonin kështu që të vish tek shtëpia e Ismail Kadaresë të vish tek ky tempull i veçantë që përfaqëson një vatër të rëndësishme kulture, qytetarie emancipimi”,-tha Alban Matushi.
Aktivitete kulturore që zhvillohen në Muzeun “Kadare” promovojnë jetën dhe aktivitetin e shkrimtarit të njohur por shërbejnë edhe për gjallërimin e jetës kulturore në qytetin e gurta në stinën e dimrit.
“Mendoj se këto aktivitete i shërbejnë të gjithëve, i shërbejnë edhe banesës Kadare që është në funksion të turizmit, promovimit të tij por edhe vetë autorëve që kjo banesë e Kadaresë ju krijon mundësin e një aktiviteti sa më të mirë dhe sa më të pranueshëm për gjithë letrarët”, tha Matushi.
Shkrimtari Ismail Kadare u nda nga jeta në fillim korrikun e këtij vitit ndërsa një pjesë të rëndësishme të veprës letrare ai ja ka dedikuar vendlindjes, qytetit të Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme