Rëndohet pozita për Beqajn, SPAK pranon kërkesën për rikualifikimin e veprës penale

23 Dhjetor 2024 | 11:09

GJKKO kërkoi rëndimin e pozitës për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me dosjen e “Sterilizimit”.

Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK-ut të rikualifikonte akuzën për Ilir Beqajn, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dy prokurorët e SPAK Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili e kanë pranuar kërkesën e gjyqtares paraprake për ndryshim të akuzës për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn dhe avokatët kanë kërkuar kohë deri në 9 janar për të bërë mbrojtjen.

SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e Sterilizimit, duke akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre. Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026