Protestat në Serbi: Vuçiç u betohet qytetarëve mbi flamur, u rikujton seancën në OKB
Dhjetëra mijëra serbë u mblodhën të dielën në mbrëmje në Beograd për të protestuar kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç.
Në daljen e parë publike në rrjetet sociale, presidenti serb u shprehu i hapur për të dëgjuar kërkesat e qytetarëve që mendonin ndryshe.
Ai tha se dëgjimi i protestuesve do të ishte një lloj vlere që do të ndiqej në të ardhmen nga ekzekutivi.
“U mbajt një tubim i madh. Një tubim i madh në Beograd. Policia thotë se ishin 28,000 deri në 29,000 njerëz. Një tubim jashtëzakonisht i madh.
Ata njerëz janë të orientuar opozitarisht, dhe gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëgjoj çfarë mendojnë, si mendojnë dhe çfarë konsiderojnë të rëndësishme për t’u bërë për vendin tonë. Besoj se një numër shumë më i madh njerëzish mendojnë ndryshe, prandaj duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin. Kjo duhet të jetë një vlerë që do të tregojmë dhe një lloj marrëdhënieje të ndryshme për të ardhmen”, tha Vuçiç.
Për zotimet e dhëna Vuçiç u betua mbi flamurin serb dhe mbrojtjen që i ka bërë atij, duke rikujtuar seancën në OKB në muajin maj, ku ai u shfaq i përlotur duke mbajtur në krah flamurin serb, teksa organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi 11 korrikun si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave të gjenocidit serb në Srebrenicë.
“Këtë po e them këtu, para flamurit që po shihni, flamuri që mbajta në maj të vitit 2024 kur mbrojtëm Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se protestat masive në Serbi kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij po marrin përmasa masive, duke reflektuar pakënaqësinë e popullit ndaj qeverisjes së tij dhe situatës politike në vend. Demonstratat, të cilat filluan si reagim ndaj shembjes tragjike të çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, kanë nxjerrë në pah probleme të thella si korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e transparencës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta