Rama njofton ardhjen e Trump në Tiranë: Një mesazh i qartë për…
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s që parashikohet të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, shefi i qeverisë theksoi se Presidenti i SHBA dhe liderët e tjerë botërorë do të jenë të pranishëm në Tiranë, duke dhënë një mesazh të qartë lidhur me pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Akoma më e pamendueshme, deri disa vite më parë, ishte mikpritja në Tiranë e Samitit të NATO-s në vitin 2027, gjë për të cilën ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë dhe ka bërë vlerësime që do të ishin të pamundura në Tiranë para se qeveria, në aleancë me Bashkinë e Tiranës, të ndërtonte çfarëdo ka ndërtuar në këtë dekadë. Ardhja e Presidentit të SHBA-së dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s është njëkohësisht një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë dhe lidhur me pozicionin tonë të ri politik në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një vend i vogël. Kemi një peshe modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë nuk e kemi pasur në historinë tonë,” u shpreh Rama.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
- 10:47 Presidenti Aoun bisedë telefonike me Vance dhe kryeministrin e Katarit, diskutojnë armëpushimin në Liban
- 10:43 Tajvani rrit gatishmërinë ndaj Kinës, nis ushtrime të menjëhershme luftarake në të gjithë ishullin
- 10:39 Zelenskyy: Ukraina do të vendosë se kush e përfaqëson Evropën në bisedimet me Rusinë
- 10:38 Jep dorëheqjen Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer
- 10:32 Kepi i Gjelbër vazhdon historinë e jashtëzakonshme të Kupës së Botës me barazim me Uruguain
- 10:27 Sot gjyqi “Partizani”, mes dëshmitarëve ish-ministri Ylli Pango