Kryepeshkopi Janullatos në spitalin e Athinës, mjekët: Është në gjendje stabël
Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë ndodhet në gjendje stabile shëndetësore.
Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet.
Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të personelit mjekësor fluturues të EKAV-së.
Sipas mediave greke kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk është i intubuar dhe po komunikon normalisht, ndërsa iu është nënshtruar një sërë analizash laboratorike.
Mjekët po monitorojnë nga afër gjendjen e tij dhe, ndërsa sot pritet përditësimi i parë mjekësor mbi shëndetit të tij.
Mësohet se Kryepeshkopi ka pasur gjakderdhje gastrike, shkak për të cilin u mor edhe vendimi për transferimin e tij.
Prej datës 30 dhjetor 2024, Anastas Janullatos ishte i shtruar në spital privat në Tiranë, pasi ishte prekur nga gripi sezonal. Shtrimi i tij u konsiderua i nevojshëm duke marrë parasysh moshën 95 vjeçare dhe gjendjen e tij shëndetësore,
Anastas Janullatos, i ka shërbyer Kishës Orthodhokse të Shqipërisë që prej vitit 1991. Spitali “Evangelismos”, (Ungjillëzimi) në Athinë është i njëjti ku u shtrua në vitin 2020 me koronavirus.
LECONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh