Mjeku i Kombëtares flet për dëmtimin e Armando Brojës: Po e ndjek fati i keq
Ilvi Begolli, Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në FSHF foli në MAX Sport në Euronews Albania në lidhje me dëmtimin e sulmuesit Armando Broja.
Begolli duket se synon të qetësojë fansat për lëndimin e lojtarit. Ai e sheh situatën si pasojë e një aksidenti dhe jo si një problem të vazhdueshëm të shëndetit të lojtarit.
Sipas tij mendohet që Broja ka pasur një kontraktim muskular pasi goditi tokën dhe jo topin. Ai tha se kjo nuk ka të bëjë me dëmtime kronike por është më shumë dëmtim traumatik.
“Përgjithësisht, trajtimi i dëmtimeve si këto përfshin një periudhë rikuperimi, pas kontrollit të mjekëve dhe vlerësimit të dëmit. Fatkeqësisht, këto lëndime të natyrës traumatikë mund të ndodhin edhe për shkak të kushteve të fushës dhe intensitetit të lojës. Por, fakti që nuk janë dëmtime kronike tregon se është një situatë që mund të trajtohet dhe të kalojë pas një periudhe të kujdesit mjekësor”.
“Duket sikur më shumë është fat i keq i lojtarit sesa problem fizik i tij. Ai goditi tokën me këmbë dhe ky veprim të gjen të papërgatitur dhe me sa pashë Broja u duk sikur pas kësaj kishte një kontraktim muskular. Situata të tilla ndodhin qoftë dhe nga terrenet ndërsa Brojën siç duket po e ndjek pak fat i keq dhe nuk janë dëmtime kronike por më shumë janë dëmtimë traumatike”, tha Begolli në MAX Sport.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë