Rama: Shqipëria bëri uljen e parë të çmimit të energjisë elektrike në 35 vite

8 Janar 2025 | 12:28

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot së bashku me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama njoftoi se nga data 1 shkurt, çmimi i energjisë elektrike do të ulet për konsumatorët shqiptarë.

Rama theksoi se kjo është ulja e parë e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri në 35 vite. Kryeministri tha se kjo ulje është pjesë e një plani strategjik të mirëmenduar, i cili është përgatitur dhe diskutuar me ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë. Plani ka në fokus sigurinë e plotë energjitike dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues neto energjie deri në fund të mandatit të katërt qeveritar.

Rama theksoi se kjo ulje është gjithashtu një reflektim i angazhimit të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme që janë realizuar gjatë viteve të fundit. Ai gjithashtu njoftoi se ekonomia e Shqipërisë po shkon drejt një rritje të parashikuar prej 4% për vitin 2025.

Në një tjetër moment të fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek zhvillimet e energjisë diellore në Shqipëri. Ai theksoi se vendi ynë është lider në rajon për vetëprodhimin e energjisë solare, duke prodhuar aktualisht 196 megavat energji elektrike nga subjektet private, familjarët dhe bizneset ndërsa në vend të dytë renditet Serbia me 51 megavat, pasuar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi me shifra më të ulëta, prej 14-18 megavat.

“Sot, Shqipëria prodhon 10% të energjisë së saj nga dielli”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe të qëndrueshmërisë energjitike për të ardhmen e vendit.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të mërkurë uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë që do jetë në fuqi nga 1 shkurti deri me 31 dhjetor të vitit 2025. Për konsumin deri në 700 kWh pagesa do të jetë 8.5 lekë kilovati, ndërsa mbi 700 kWh 9.5 lekë/kilovati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025

Ndonëse ekonomia u rrit me 3.9% në vitin 2025, sipas të dhënave paraprake të INSTAT, rreth 72% të kontributit në këtë rritje e kanë sjellë...
15:43 | 24/06/2026

Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat 

Fermerët shqiptarë kanë prodhuar rreth 9,7 milionë ton produkte bujqësore gjatë vitit 2025. Sipas INSTAT, perimet udhëhoqën prodhimin, me 1.4 milionë tonë, me rritje vjetore...
15:37 | 24/06/2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026