Rruga që prodhon viktima, 1.4 mld lekë për rikonstruksion, por gjendja si ‘mesjetë’
Mban emrin rrugë, por nuk plotëson asnjë kusht për tu quajtur e tillë. Bëhet fjalë për rrugën në zonën e “Sektor Rinisë’ në Durrës, e cila përgjatë 10 viteve të fundit ka marrë plot 1.4 miliardë lekë për rikonstruksion, por sërish është e amortizuar, pa ndriçim dhe mbi të gjitha burim aksidentesh. Përgjatë muajve të fundit në këtë zonë janë shënuar dhjetëra aksidente me 6 viktima.
Banorët tregojnë se rruga me gjatësi prej 6 km që ishte destinuar për të zgjeruar hartën turistike të Durrësit, u kthye në rrugën e lapidareve për shkak të aksidenteve fatale.
“Turp se është 2025 dhe mos me pas rrugë, mos me pas ndriçim. Edhe këtu janë bërë dhe aksidente, se s’ka ndriçim, e s’ka rrugë. Jemi bërë me ik prej këtu. Kam 3 makina që në 17 vjet, i kam nxjerrë jashtë përdorimit nga kjo rrugë”,-tha një banor.
“Kjo rrugë duhet të jetë me dy korsi. Jo që s’është as rrugë fare, as rrugë fshati. Prej 10 vitesh vinë e shtrojnë, i fusin një shtresë të vogël vetëm në kohën e fushatës votimeve dhe ikin. Për 6 muaj janë 6 të vdekur këtu”,-u shpreh një tjetër.
S’është rikonstruktuar, kjo ka 4-5 vjet. Kanë hedhur nja 10 metër kub gurë, nja 2-3 stiva, kanë marrë 100 mijë euro e na kanë lënë.
“Kjo rruga, që kur ka ardhur Edi Rama në pushtet, kështu e ka gjet. E ka bërë më zi e më keq. Është në burg ai që ka marrë fondin. Lekët i kanë marrë dhe rruga s’është bërë asnjëherë. Për 1 vit 3 veta kanë vdekur këtu në lagje”,-tha një banor tjetër.
Rruga që lidh fshatin “Adriatik”, të njohur si “Sektori Rinia”, me qytetin, shërben edhe për të shkuar te “Laguna e Fllakës” dhe plazhi ranor i Sektorit Rinia, por ajo gjatë dimrit është e mbuluar nga balta dhe uji, e në verë e pushtohet nga pluhuri, duke krijuar më shumë pengesa sesa mundësi për banorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve