“Kërkohet shkarkimi i 4 ministrave”, RMV, vijojnë përplasjet për gjuhën shqipe
Pas pushimeve të fundvitit, pushteti dhe opozita e vazhduan aty ku e lanë. Fronti Evropian dorëzoi interpelancë për katër ministra të kabinetit Mickoski.
Para deputetëve do të jetë propozimi për shkarkimin e Izet Mexhitit, Pançe Toshkovskit, Ivan Stoilkoviçit dhe Astrit Isenit.
“Pres nga opozita sulme që do të polarizojnë. Pres që të nxisin ndjenja të mosdurimit ndëretnik, por mendoj se kjo do të jetë e kotë dhe e pasuksesshme, dhe kjo përpjekje do të përfundojë si një dështim. Pres kritika që janë të pabazuara dhe që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Mirë, por kjo është opozita jonë në këtë moment. Shpresoj që të nxjerrin mësim dhe shumë shpejt të bëjnë ristrukturim programor, por edhe të freskohen me kuadro, sepse aty vërtet shohim njerëz joseriozë. Ne kemi një kujtesë institucionale dhe e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata në të kaluarën”,Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV.
Por nga partia shqiptare BDI vazhdojnë të insistojnë se pushteti aktual ka si synim që të degradojë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.
Kuvendi do të duhet të vendosë në rend të ditës interpelancat e dorëzuara nga Fronti Evropian në seancën e parë të janarit. Gjasat që kjo iniciativë të kalojë janë minimale, por edhe kjo interpelancë ka të bëjë me temë ndëretnike. Fërkimet mes dy komuniteteve më të mëdha të motivuar nga partitë politike filluan gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, e po vazhdojnë edhe katër muaj pas formimit të qeverisë së re.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes