Si do ta trajtojë Trumpi Kosovën? Parashikimi sipas Lulzim Bashës
Kryetari i Partisë Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha ishte këtë të premte i ftuar “Balkan Talks” në Euronews Albania për të folur rreth rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së.
Ai tha se me ardhjen e tij në pushtet, politikat e SHBA në rajonin ballkanik do vijojnë të kenë të njëjta prioritete. Megjithatë ai shtoi se pret që administrata e Trump të tregohet më e vendosur për ti dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën.
“Prioritetet nuk do të ndryshojnë. Ruajtja e paqes dhe sigurisë për fat të keq mbeten prioritet në Ballkan, si rezultat i politikave të Beogradit dhe satelitëve të tij, si Republiksa Srpska dhe disa qarqe në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut.
Sa kohë ky është realitet dhe përbën kërcënim në zemër të territorit të Aleancës së Atlentikut të Veriut, unë pres një angazhim më rrobust, të administratës Trump, për ti dhënë fund përpjekjeve të Serbisë për të mbajtur të ngrirë konfliktin me Kosovën, e për të bërë të qartë që çdo akt i rishikimit të atyre anëve pozitive të 30 viteve të kaluara nuk do të tolerohen.
Administrata e Trump do të mbështesë anëtarësimin e të gjithë vendeve tona në Bashkimin Europian si faza finale e një plani për një Evropë të tërë në paqe dhe liri, gjë që është synimi kryesor i SHBA-së që nga Lufta e Dytë Botërore”,-tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania