Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut përplaset me kreun e opozitës
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë një nismë zyrtare për shkarkimin e ministres teknike për punë dhe politikë sociale nga radhët e VMRO DPMNE-së, Rashella Mizrahi. Ky vendim vjen pas këmbënguljes së Mizrahit për të mos respektuar emrin e ri kushtetues të shtetit dhe të përdorë emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” në tabelën e ministrisë.
Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se nuk do të lejojë shkeljen e Kushtetutës.
“Unë tanimë e kam ndërmarrë hapin e radhës, e ai është propozimi deri tek Kuvendi për shkarkimin e ministres sepse mund të kemi për gjithçka kompromis dhe mund të flasim për gjithçka, por për mosrespektimin e ligjit dhe të Kushtetutës nuk ka kompromis”- Oliver Spasovski, Kryeministër i RMV-së.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka porositur Spasovskin që të sillet si kryeministër i të gjithë qytetarëve dhe të mos e çojë vendin drejt një krize të rëndë politike.
“Unë i bëj thirrje Spasovskit që të përmbahet nga çdo manovrim politik nga politikat e LSDM-së, të shohë interesin e shtetit dhe me vetëdije të mos e shtyjë shtetin në një skenar të vështirë politik.”- Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së
Lidhur me mosrespektimin e emrit të ri të shtetit nga Rashella Mizrahi para pak ditësh reagoi Greqia zyrtare me notë verbale ndaj Maqedonisë së Veriut.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë