Nënkoloneli apel shoferëve nga Shqipëria: Në Kosovë merrni goma dimërore e zinxhirë

14 Janar 2025 | 17:59

Nënkolonel Jeton Rexhepi, Drejtor i Divizionit të Trafikut Rrugor në Policinë e Kosovës, ka folur në një intervistë për emisionin “People” lidhur me situatën e trafikut në Kosovë për shkak të reshjeve të dëborës.

Ai ka apeluar te shoferët, sidomos ata që udhëtojnë nga Shqipëria, që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese për sigurinë në rrugë.

“Policia e Kosovës po punon për të siguruar trafikun rrugor, pasi në këtë sezon dimëror kemi një fluks të shtuar turistësh, sidomos nga Shqipëria. Shumica e tyre vijnë nga zona ku nuk ka reshje bore dhe janë mësuar me kushte klimatike më të buta. Ndërsa në Kosovë, gjatë dimrit, temperaturat shkojnë deri në minus, prandaj është e rëndësishme që shoferët të kenë goma dimërore dhe zinxhirë,” tha Nënkolonel Rexhepi.

Ai theksoi se, sipas legjislacionit në fuqi, nga 15 nëntori deri më 15 mars, shoferët janë të detyruar të kenë goma dimërore dhe zinxhirë në automjetet e tyre, veçanërisht në segmentet e rrugëve të mbuluara me borë. Në këtë kuadër, ai theksoi bashkëpunimin me Policinë Shqiptare për të informuar shoferët që udhëtojnë drejt Kosovës dhe se ata duhet të jenë të përgatitur për kushte të vështira rrugore, sidomos në destinacione si Brezovica, Bogë, Prevalla dhe Rugova.

Nënkolonel Rexhepi gjithashtu bëri thirrje për sensibilizim të shoferëve nga Shqipëria, duke u kujtuar se ata që vijnë nga qytete bregdetare si Tirana, Saranda, Vlora dhe Durrësi, ku përdoren goma verore, duhet të sigurohen që të kenë mjete dimërore për të shmangur aksidentet dhe pengesat në qarkullim.

Ai përmendi gjithashtu se mosrespektimi i këtij rregulli mund të sjellë ndëshkime, duke përfshirë një gjobë prej 60 eurosh për ata që nuk janë të pajisur siç kërkohet.

Kjo fushatë ndërgjegjësimi ka për qëllim të minimizojë rreziqet e aksidenteve dhe të sigurojë një lëvizje më të sigurt në rrugët e Kosovës gjatë sezonit dimëror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026