Pse u largua nga ekrani Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj? Regjisori tregon arsyen…

16 Janar 2025 | 19:59

Në një intervistë në emisionin “People” në Euronews Albania, regjisori Eduart Grishaj ka folur mbi projektin e tij të filmit “Pasaporta”, premiera e të cilit do të jetë më datë 17 janar në orën 19:00 në Shipëri dhe Kosovë.

Përtej suksesit të tij, Grishaj ka deklaruar se shkëputja nga projektet televizive për të dhe Arbana Osmanin ishte diçka për të cilën e ndjenin të nevojshme ta bënin pa u ndikuar nga askush.

“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion e shohim që ka ardhur momenti që të bëjmë diçka të vogël por tonën, për qefin dhe dëshirën ashtu siç ne e mendojmë, siç është filmi “Pasaporta” i cili do të vijojë edhe në një sezon tjetër mbas një shkëputje të shkurtët të tij.

Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij”, tha regjisori Grishaj.

Ai lë hapësirë për të kuptuar se nëse e shikon të arsyeshme, mund t’i rikthehet ekranit dhe projekteve televizive.

“Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizon, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion”, ka shtuar Eduart Grishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026