Stërvitje ndërkombëtare në Shkodër për menaxhimin e fatkeqësive natyrore
Struktura të Mbrojtjes Civile nga vendet e Ballkanit dhe disa vende të Europës Perëndimore do të zhvillojnë në Shkodër një stërvitje e përbashkët ndërkombëtare në muajin prill.
Në fokus të këtij eventi qëndron përmirësimi i organizimit dhe bashkëpunimit në rastet e fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë te përmbytjet.
Stërvitja, e quajtur FlooNorthAlb, do të zhvillohet në ultësirën e Shkodrës përgjatë lumit Buna. Ajo mbështetet nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe zbatohet në Shqipëri nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Përgatitjet për këtë aktivitet janë shoqëruar nga një seri konferencash planifikuese, ndër të cilat e fundit u zhvillua këtë javë në Tiranë.
Takimet shërbejnë për të koordinuar detajet organizative, duke përfshirë burimet dhe forcat që do të angazhohen nga vendet pjesëmarrëse.

Shqipëria, si pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare për menaxhimin e emergjencave, ka kontribuar në operacione të tilla në vende të tjera dhe ka përfituar mbështetje në situata emergjente, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur janë përballur me zjarre të mëdha.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë