“Ta nisim nga vetja”, Bardhi: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur SKY ECC
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se secili deputetë duhet të nisë nga vetja duke deklaruar nëse ka qenë përdorues i SKY ECC, ku siç ka dalë nga hetimet janë të përfshirë ministra e deputetë.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së komisionit për mandatet dhe rregullore Bardhi u shpreh se sa kohë detyrohet një funksionar policie që paguhet minimialisht të deklarojë një gjë të tillë, është më e ndershme që deputetët ta nisin nga vetja.
“Nuk po them se deputetet e kanë përdorur për krime. Mund ta kenë përdorur për arsye private të jetës tyre. Por secili prej nesh do duhet te deklarojë e ka përdorur apo ja platformën e SKY ECC. Kjo është e gjitha. Kush nuk ka asgjë për të fshehur nuk ka pse të frikësohet. Për sa kohë ne ja kemi vënë detyrim funksionareve të tjerë të shtetit do duhet ta nisim nga vetja. Kjo është e ndershme. Sa kohe detyrojmë një funksionar policie që paguhet me 600 mijë lekë të vjetra, ne do duhet nisim ne nga vetja. Ky është standard moral”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi: 7 pyetjet pa përgjigje që vërtetojnë se s’ka pasur “hetim” për Olsi Ramën
- GJKKO shpall të pafajshëm deputetin Gazmend Bardhi për akuzën e shpifjes ndaj OSHEE
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet