Detaje nga operacioni në Pogradec, u sekuestruan armë, drogë dhe thika si stilolaps

17 Janar 2025 | 14:26

Zbulohen detaje nga aksioni i i zhvilluar këtë të premte nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, Renea, FNSH, Shqiponjat dhe Forca e Posaçme Operacionale në Pogradec. Burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar 29 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme të personave kontingjent kriminal dhe lidhje me ta.

Bëhet me dije se deri tani janë 14 të shoqëruar, të cilët po pyeten dhe në orët në vijim, për pjesën më të madhe të tyre do të ketë arrestim.

I shumëkërkuari Erjon Llapushi, sipas burimeve, nuk është gjetur për t’u arrestuar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si psh. thika në forma stilolapsi.

Në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 90 milionë lekë të vjetra në një shtëpi, 50 milionë lekë të vjetra në një shtëpi tjetër, 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë, si dhe sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati. Në 3 banesa është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026