Ministri i Jashtëm viziton Kievin, Hasani: Shqipëria qëndron krah Ukrainës

18 Janar 2025 | 16:08

Ministri i Jashtëm Igli Hasani takoi në Kiev presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky ku siç njoftoi përmes një reagimi në rrjetet sociale, konfirmoi edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës në rrugën drejt paqes dhe sigurisë.

Ministri tha se u mbajt një memorandum mirëkuptimi, fokusuar në bashkëpunimin në integrimin evropian, ndërsa më herët vendet kanë firmosur  marrëveshje për forcimin e miqësisë.

“Këta hapa përfaqësojnë progres të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe riafirmojnë angazhimin tonë për një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”, shkroi Hasani në rrjetin “X”.

Ministri i Punëve të Jashtme, pati takime edhe me kreun e parlamentit, kryeministrin, numrin 2 të qeverisë dhe homologun e tij. Hasani po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm në Kiev, i cili vjen në një moment kritik për Ukrainën në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër saj, sulme të cilat në fund të vitit të shkuar prekën edhe godinën e ambasadës shqiptare atje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026