Planet e Trump për botën, ish-ambasadori: Presidenti po luan me paparashikueshmërinë

24 Janar 2025 | 21:12

Në emisionin “Balkan Talks” të kësaj të premte është diskutuar rreth vendimeve të Trump që nga dita e detyrës së tij si President i SHBA-së, si dhe qasja që ai ka pasur në lidhje me politikën e re të Amerikës në raport me vendet e ndryshme të botës.

I ftuar në Euronews Albania ishte Roland Bimo, ish ambasdori i Shqipërisë në SHBA i cili më konkretisht është ndalur në konfliktin Rusi-Ukrainë si dhe qasja që ka në këtë mes Presidenti Doland Trump.

“Donald Trump është mjeshtër i shfrytëzimit të fuqisë amerikane për marrëdhëniet me publikun. Amerika është fuqia kryesore e botës nga ana ekonomike, politike dhe ushtarake dhe domosdo çfarëdo që del nga Amerika është me shumë interes dhe ka lidhje direkte me mbijetesën e shumë situatave si në rastin e Ukrainës.

Shpesh udhëheqësit që duan të jenë të paparashikueshëm, siç ka thënë dhe vetë Trump që paparashikueshmëria ime i bën mirë politikës së jashtme të Amerikës, shpesh bëhen deklarata bombastike. Por të jesh bombastik dhe cinik nuk është e barabartë të jesh i vendosur dhe i zgjuar. Trump duket sikur është në kufirin e asaj politike të njeriut të çmendur”, tha Roland Bimo.

Sipas ish-ambasadorit, ne jemi në kufinjtë që Donald Trump po luan shumë fort me paparashikeshmërinë e vetë.

Por nga ana tjetër, Bimo shprehet i befasuar sa i përket qëndrimit të Trump lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Më ka befasuar aftësia e Trump për të kuptuar konfliktin Rusi-Ukrainë shumë herë më mirë se ata që do të punojnë për të. Përfaqësuesi i caktuar për konfliktin Rusi-Ukrainë, i kërkoi Trump që të shkonte që para se ai të betohej si President dhe ai e kundërshtoi këtë gjë, pasi u shpreh se do të bisedonte një herë vetë ai me Putin”, u shpreh ish-ambasadori Bimo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026