“Alarm i kuq”, kryepeshkopi Anastas në gjendje shumë të rëndë
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore dhe është i intubuar në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” në Athinë.
Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm pas mbrëmjes së së enjtes, kur u shfaq një përkeqësim i menjëhershëm dhe i shpejtë i shëndetit të tij, duke aktivizuar një “alarm të kuq” në spital.
Lajmet më të fundit që i referohen situatës brenda spitalit “Evangelismos” bëjnë me dije se Kryepeshkopi po përballet me probleme serioze me funksionet e ndryshme të organeve jetësore, ndërsa mjekët dhe infermierët në ICU janë angazhuar në përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur në jetë liderin shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Duket se kjo do të jetë një natë shumë e vështirë për kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas dhe shpresat për përmirësim janë shumë të vogla referuar mungesës së reagimit të organeve jetësore.

LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve