Sekuestrohen armë, kanabis dhe radio policie në Mirditë, arrestohen dy vëllezër
Policia e Shtetit organizoi operacionin e koduar “Double Strike”, ku janë arrestuar dy vëllezër që dyshohet se kultivonin kanabis dhe mbanin armë pa leje.
Operacioni u realizua nga Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë ku gjatë kontrollit në fshatin Kullaxhi, Mirditë, në magazinën dhe banesën në pronësi të vëllezërve I. D dhe P. D.u sekuestruan:
24.5 kilogramë kanabis në formë boçeje (3 thasë).
Dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).
4 armë gjahu.
1297 fishekë luftarak dhe 17 fishekë çifteje.
2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 1 shkop gome dhe 1 shkop bejzbolli.
Në përfundim të operacionit, janë arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, I. D. (40 vjeç) dhe P. D. (45 vjeç), banues në fshatin Kullaxhi, Mirditë. Ata akuzohen për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, armëmbajtje pa leje, si dhe fshehje të të ardhurave.
Armët e zjarrit do dërgohen për ekspertim në Institutin e Policisë Shkencore për të parë nëse janë përdorur më parë për kryerje të veprave penale kundër personit.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Lezhës për për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, kryer në bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk