Kuqezinjtë prezantojnë mbrojtësin, Kyle Walker zyrtarisht pjesë e Milanit

25 Janar 2025 | 14:51

Kyle Walker është zyrtarisht kuqezi, ndërsa është prezantuar si lojtari më i ri i Milanit. Mbrojtësi anësor ka veshur për herë të parë fanellën me ekipin e ri, ku ka zgjedhur numrin 32, ashtu si David Beckham, ndërsa do të luftojë për një vend në formacionin titullar. Sa i përket detajeve, britaniku është në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, por me të drejtë blerjeje nga ana e klubit milanez. Vlera e kartonit të tij në verë përllogaritet 5 milionë euro, një shumë e konsideruar e papërfillshme nga skuadra italiane.

Walker vendosi të largohej nga Manchester City pas krisjes me trajnerin Guardiola, i cili nuk po e aktivizonte kapitenin e skuadrës. Ai u afrua te “Qytetarët” në vitin 2017 për një shumë prej 60 milionë eurosh, ndërsa ka arritur të fitojë 17 trofe. Në total, numëron 319 ndeshje me “Cityzens” dhe 6 gola të shënuar.

Walker e ka nisur karrierën te Sheffield, ndërsa në 2009-ën iu bashkua Tottenhamit. Dy vite më pas, ai veshi për herë të parë fanellën e ekipit A të “3 Luanëve”, ku numëron afro 100 paraqitje. Tani mbetet për t’u parë se si do të përshtatet 34-vjeçari me kuqezinjtë dhe skemat e trajnerit Conceição.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026