Tiranë/ I riu kapet me armë në brez, si ra policia në gjurmët e tij
Policia e Tiranës vuri një pranga një 34-vjeçar pasi ndaloi automjetin me të cilin ai po lëvizte ndërsa gjatë kontrollit u konstatua me një pistoletë në brez.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet dhe ishte i armatosur me armë zjarri, organizuan punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
I arrestuari është 34-vjeçari me inicialet M.K. me banim në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit fizik të tij policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut