At Nikolla Kodheli tregon ku do të prehet trupi i Kryepeshkopit Anastas Janullatos
Në një intervistë për Euronews Albania, At Nikolla Kodheli foli për veprën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, duke theksuar rëndësinë e tij për besimtarët ortodoksë shqiptarë.
Ai e quajti Kryepeshkopin Anastas si “babain” që krijoi gjithçka nga zero, duke dhënë një model të ri për jetën fetare dhe shpirtërore të shqiptarëve.
“Anastas Janullatos ishte babai që krijoi gjithçka nga zero dhe na dha modelin e duhur për të jetuar, duke qenë Kryepeshkopi i të gjithë shqiptarëve”, tha At Nikolla Kodheli.
Varrimi i Kryepeshkopit Anastas do të zhvillohet më 30 janar 2025 në orën 11:00, pas një Liturgjie Hyjnore të veçantë, që do të kryhet nga klerikët më të lartë të Kishës Ortodokse.
Në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë Patriarku Ekumenik Bartolomeu, si dhe shumë besimtarë dhe figura të shquara nga Shqipëria, Greqia dhe më gjerë.
At Kodheli gjithashtu tregoi se trupi i Kryepeshkopit Anastas do të varroset në ambientet e Katedrales Ortodokse në Tiranë.
“Kryepeshkopi Anastas do të prehet në një kript të veçantë poshtë altarit të katedrales dhe kjo do të jetë e hapur për besimtarët që do të duan ta vizitojnë,” nënvizoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat