Përfundon aventura e Neymar në Arabi, ekipi ku pritet të shkojë braziliani

28 Janar 2025 | 14:41

Neymar i ka dhënë fund aventurës në Arabinë Saudite me klubin e Al Hilal, pasi palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin si pasojë e dëmtimeve të shpeshta të sulmuesit.

Në vitet e fundit, dëmtimet kanë qenë një pjesë e pandashme e karrierës së tij, duke mos e lejuar të shfaqë potencialin e plotë. Neymar Jr ka vendosur të largohet menjëherë nga Al Hilal, me palët që gjetën gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin. Arsyeja kryesore mbetet gjendja shëndetësore e futbollistit.

Anësori nuk ka luajtur thuajse fare me skuadrën arabe që prej transferimit të tij atje, duke shkaktuar pakënaqësi të shumta. Një situatë e tillë nuk është toleruar më.

32-vjeçari, pas një takimi me drejtuesit e klubit, ka bërë të ditur se do të largohet dhe me shumë gjasa do të rikthehet te skuadra që e bëri të famshëm, Santos, aty ku nisi gjithçka.

“Al Hilal dhe Neymar Jr kanë rënë dakord të ndërpresin marrëdhënien e tyre kontraktuale me pëlqim reciprok. Klubi shpreh falënderimet dhe vlerësimin e tij për Neymar për atë që ka dhënë gjatë karrierës së tij në Al Hilal dhe i uron lojtarit suksese në karrierën e tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës.

Neymar ka zbritur vetëm dy herë në fushë këtë sezon, dhe madje edhe në momentin e rikthimit të tij, u dëmtua sërish. Aktualisht, ka interes nga MLS, por duket se braziliani do të kthehet në vendlindje, te Santos, ndërsa zyrtarizimi mbetet çështje orësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026