Hetuesit zbresin në terren për zgjedhje, SPAK publikon planin e masave për 11 majin

29 Janar 2025 | 10:16

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një plan masash për hetimin dhe parandalimin e krimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025. Këto masa janë miratuar me urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, Altin Dumani, më 24 janar 2025, në zbatim të Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor.

Masat kryesore të planit:

Ngritja e Task Forcës Hetimore

SPAK ka krijuar një Task Forcë të dedikuar për të monitoruar dhe hetuar krimet zgjedhore. Kjo strukturë përbëhet nga:

  • Struktura Qendrore, e cila drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe përfshin prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf mbështetës;
  • Grupet hetimore në terren, Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive.

Monitorimi dhe Hetimi Grupet hetimore në terren do të fokusohen në:

  • Parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe infrastrukturës shtetërore;
  • Përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor

Bashkëpunimi institucional

  • Drejtuesi i SPAK ka mandatin për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Një hetues i BKH-së do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për shkëmbimin e informacioneve në kohë reale.Denoncimet dhe

Marrëdhëniet me Publikun

  • SPAK do të krijojë një platformë të posaçme për denoncime, e cila do të përfshijë:
  • Një numër emergjent;
  • Raportime online;
  • Një adresë email-i të dedikuar. Informacionet e mbledhura do të konsiderohen informative, ndërsa kallëzime penale do të trajtohen vetëm ato të dorëzuara në mënyrë të rregullt në prokurori.

Monitorimi i Medias dhe Rrjeteve Sociale

  • Një grup pune i posaçëm do të monitorojë të dhënat e bëra publike në media dhe rrjetet sociale, të cilat më pas do të përcillen te Struktura Qendrore dhe grupet hetimore në terren.

Monitorimi Financiar

  • SPAK do të angazhojë hetues financiarë dhe ekspertë për të monitoruar përdorimin e buxhetit publik dhe investimet gjatë periudhës zgjedhore, duke ndaluar çdo ndërhyrje të paligjshme.

Ftesë për qytetarët dhe institucionet

  • SPAK fton qytetarët, institucionet shtetërore dhe private, mediat dhe shoqërinë civile të denoncojnë çdo shkelje që cënon integritetin e zgjedhjeve. Institucioni garanton trajtim të shpejtë, profesional dhe të pavarur të çdo informacioni të marrë.

Veprat penale në juridiksionin e SPAK për krime zgjedhore Në fokus të hetimeve të SPAK do të jenë:

  • Korrupsioni aktiv në zgjedhje (Neni 328 i Kodit Penal);
  • Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Neni 328/b i Kodit Penal);
  • Veprat penale zgjedhore të kryera nga grupe të strukturuara kriminale (Neni 75/a, germa b, i Kodit të Procedurës Penale);
  • Veprat penale të kryera nga zyrtarë të lartë shtetërorë (Neni 75/a, germa c, i Kodit të Procedurës Penale), përfshirë Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, ministra, deputetë dhe drejtues të institucioneve kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026