Man City për “jetë a vdekje”, ndeshjet e fundit në fazën e Ligës në Champions League
Mbrëmja e sotme i jep fund një kapitulli të parë të Ligës së Kampionëve, konkretisht fazës së grupeve, ku do të vendosen verdiktet për ekipet që kalojnë më tej, ato që do të shkojnë në Play-Off, por edhe një pjesë të të eliminuarve, pasi disa e kanë mbyllur praktikisht aventurën. Për të shmangur çdo spekulim e tolerim, UEFA ka vendosur që të gjitha përballjet të luhen në orën 21:00, dhe spektakli është i garantuar. 36 skuadra në fushë, vetëm 2 të kualifikuara mes 8 më të mirave deri më tani: Liverpool dhe Barcelona.
Duele mes të mëdhenjve nuk ka në këtë javë të fundit, por ndeshje “jetë a vdekje” absolutisht që po. Man City i Guardiolës është me një këmbë i eliminuar nga Liga e Kampionëve, dhe në shtëpi ndaj Club Brugge duhet patjetër fitorja. Jo vetëm kaq, por gjithçka varet edhe nga rezultatet e ekipeve të renditura më mirë. The Citizens kanë vetëm 8 pikë në 7 javë, ndërsa më mirë se ata, me 10 pikë, janë Benfica, Sporting, PSG dhe Stuttgart.
Për fitore në mbrëmje luajnë edhe Reali i Madridit dhe Bayern, që me gjasa do të shkojnë në Play-Off. Bavarezët kanë 13 pikë dhe në mbrëmje presin Slovan Bratislavën. Sa i përket galaktikëve, ata udhëtojnë drejt Francës ku i pret Brest.
Në Barcelonë pritet një duel mjaft i bukur mes dy skuadrave që po shkëlqejnë: Barcelona, vendëse, dhe Atalanta, me bergamaskët që kërkojnë të qëndrojnë mes 8 më të mirëve. Fitorja ua siguron automatikisht këtë kalim.
Në fushë do të zbresin edhe kryesuesit e Liverpool, si dhe Atletico Madrid, Leverkusen, Dortmund, Juventus, Interi dhe Milan. Kjo është padyshim një ndër mbrëmjet më të veçanta të Champions League.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar