Nën hetim nga SPAK/ A duhet të japë dorëheqjen Veliaj? Ja si përgjigjet Braçe

30 Janar 2025 | 22:59

Erion Braçe, deputet i PS ka folur në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania lidhur me fushatën për zgjedhjet e 11 majit si dhe betejat e brendshme të saj.

Në diskutimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, postin e tij si dhe faktin që është një person nën hetim, Braçe ka theksuar se mbi të gjitha, ai duhet respektuar pasi akoma prezumohet i pafajshëm.

“Veliaj është një person nën hetim dhe meriton të respektohet në raport me Kushtetutën, pra prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë të Gjykatës. Kjo duhet të vlejë për të gjithë, edhe për Berishën, Metën. Ky i fundit në dallim nga Veliaj është një person nën hetim, ka një akuzë të ngritur për të, edhe Meta është gjithashtu, të dy prezumohen të pafajshëm.

Ndërhyrje në të tilla procese është e tepërt. Duhet të mësohemi ku politikani duhet të bëjë politikë dhe jo ‘kamxhikun’ mbi organet e drejtësisë. Organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin, për të garantuar një proces të drejtë dhe të barabartë”, tha deputeti i PS-së.

I pyetur nëse do ishte një standart tjetër nëse Veliaj, për sa kohë është nën hetim, të tërhiqej nga posti i tij, Braçe përgjigjet se kjo është një çështje individuale.

“Është diçka personale. Por në lidhje me këtë, ngrihet pyetja tjetër që po në rast se nga hetimet për Veliajn rezulton se është e pamundur të ngrihet një akuzë? Pra, në këtë vend është një fije e hollë peri që ndan të bërit drejtësi nga linçimi”, tha Erion Braçe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare, deklaroi në emisionin “Review” me Greta Topjanën se krijimi i një partie politike nuk duhet të konsiderohet si qëllimi apo...
22:17 | 19/06/2026

Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet

Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në...
21:51 | 19/06/2026

Kikia: Ka grupe që mund të përplasen, ja çfarë e rrezikon protestën

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews, vlerëson se protesta aktuale përballet me një sfidë të madhe në aspektin...
21:44 | 19/06/2026