Orban përplaset me Gjermaninë, komenti nxit debat për mbështetje ndaj ekstremistëve

31 Janar 2025 | 11:36

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka përshëndetur ndryshimet në politikën e emigracionit të Gjermanisë, duke e shfaqur këtë moment si një fitore për politikën e ekstremit të djathtë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi: “Guten Morgen, Deutschland! Mirë se vini në klub!” duke uruar Gjermaninë për marrjen e një qasjeje më të ashpër ndaj emigracionit.

Kandidatja për kancelare e AfD, Alice Ëeidel, iu përgjigj Orbán-it me një postim tjetër: “Mirëmëngjes Hungari! Gëzohem që jam pjesë e klubit tuaj!”

Ky reagim ka shkaktuar një kundërpërgjigje të shpejtë nga Ministria e Jashtme gjermane, e cila i kujtoi Orbán-it se Gjermania është pjesë e Bashkimit Evropian grupimit më të madh për vlerat e përbashkëta evropiane.

Në brendësi të Gjermanisë, reagimet kanë qenë të ashpra. Kancelari Olaf Scholz dhe Partia Social Demokratike (SPD) kanë akuzuar liderin e CDU-së, për minimin e besueshmërisë së tij, duke e cilësuar përqafimin e politikave të ekstremit të djathtë si një kërcënim për stabilitetin dhe kohezionin shoqëror të vendit. Demonstruesit u mblodhën jashtë selisë së CDU-së duke kërkuar një angazhim më të fortë për të penguar rritjen e ndikimit të ekstremistëve të djathtë në politikën gjermane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026