Udhëtimi në Berlin, Berisha: Në Gjermani presin me padurim fitoren e PD-së

5 Shkurt 2025 | 12:58

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë për mediat pas kthimit nga Gjermania deklaroi se udhëtimi i tij drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores.

Me një bindje të plotë, ai bën një krahasim të situatës aktuale që ndodhet tani me atë të 32 viteve më parë teksa ishte në një udhëtim në Gjermani, ku sipas kreut të PD, në të dyja periudhat do rezultonte fitorja e PD-së.

“Udhëtimi im drejt Berlinit ishte udhëtim drejt fitores. Një koincidencë shumë interesante, kam qenë kryetar i PD 32 vjet më parë, kur jam nisur drejt kryeqytetit gjerman, në atë kohë ishte Boni, dhe nuk ishte kongresi i CDU-së, ishte një samit i OSBE-së, por Helmut Kohl do të ishte kryeministri i parë që unë do të takoja si politikan disamujor.

Historia përsëritet, në atë kohë pak muaj më parë kishim dalë nga izolimi komunist. Edhe kësaj herë, pak muaj më parë dola nga izolimi i narkodiktaturës. Atëherë fitova. Atëherë fituam zgjedhjet, PD fitoi zgjedhjet. Kjo është esenca”, tha ai.

Berisha foli dhe për kreun e opozitës konservatore gjermane, Merz që e cilëson si një mbështetje për opozitën, ku të dyja palët duan një gjë të përbashkët, fitoren e PD-së.

“Dhe unë mund t’u them demokratëve dhe shqiptarëve, se partia më e fuqishme e Europës, presidenti i të cilës merr në pak javë timonin e shtetit udhëheqës të Europës, Friedrich Merz, presin me padurim fitoren e PD. Dëshirojnë fitoren e kësaj force politike si një forcë me të cilën ndajnë vlera të përbashkëta”, tha Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Final O’clock”, duke arrestuar pronarin e një argjendarie, i dyshuar për shitjen e bizhuterive dhe orëve luksoze...
15:48 | 24/07/2026

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026