100 mijë palestinezë do vijnë në Shqipëri? Rama u përgjigjet ndjekësve në Facebook
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk është e vërtetë që palestinezët do të vijnë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë një sajesë.
Në rubrikën “Sy m’Sy”, kreu i qeverisë, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt ndjekësve të tij në rrjetet sociale, tha se zërat për ardhjen e palestinezëve janë zëra të ardhura nga këneta.
“Votoni Ramën dhe do të prisni 100 mijë palestinezë”, ishte komenti te rubrika e Ramës në rrjete sociale.
Përgjigjja e Ramës
“Po pse, për çfarë arsye? Apo se kështu ka ardhur një zë kua…kua nga këneta. Jo Visar, nuk është e vërtetë! Është sajesë që mori rrugën me shpejtësi, sepse jemi në atë kohë kur e vërteta s’ka veshur pantallonat, ku gënjeshtra bën xhiron e botës. E vërteta është pak e mërzitshme. Prirja për të besuar lezetet e gënjeshtrës është më e madhe. Rrej, rrej, rrej dhe bëj qejf”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme