Situatat gripale, mjekja: Virozat sjellin sëmundje, ja faktorët që ndikojnë

10 Shkurt 2025 | 18:35

Kurba e infektimeve me grip dhe viroza të stinës ka nisur të bjerë, por në dyert e mjekut të familjes ka ende rradhë të gjata të pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e gjendjes së rënduar. Mjekja Bruna Shiroka, thotë se ecuria e sëmundjes është idividuale, dhe kjo për shkak të disa faktorëve.

“Ekzistenca apo jo e sëmundjeve bashkëshoqëruese që e kompromentojnë , marrja ose jo e medikamenteve që e kompromentojnë përsëri rezistencën, mënyra dhe stili i jetesës janë element shumë të fuqishëm që përcaktojnë trendin e shfaqjes së një sëmudshmërie me natyrë virale dhe në subjektet me natyrë sportive, që ushqehen shëndetshëm, që nuk kanë sëmundje shoqëruese kemi forma deri në mesatare për kundrejt formave të tjera që ne i shohim shumë në këto ditë”, tha mjekja.

Nënvlerësimi i sëmundjes në fazat e para, sipas mjekes ka bërë që disa pacientë të kenë nevojë për hospitalizim. Ajo thotë se vizita direkte tek mjeku,do të ndihmonte në trajtimin drejt dhe pa kosto të situatës gripale.

Popullata merr këshillim, vlerësohet nga mjeku, vizita është e qartë në trajtimin e pacientit. Mjeku mund të dallojë që nga ngjyra e fytyrës së pacientit dhe të diferencojë virozën, për të siguruar një shërim të shpejtë më pak kosto”, shtoi Bruna Shiroka.

Ekspertët kanë prashikuar se infektimet me grip, do të vazhdojnë të bien, por ata thonë se rastet e komplikuara do të jenë ende present, ndaj kërkojnë që të bëhet kujdes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026