Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet nga detyra
Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Në një intervistë të publikuar nga BIRN ( për të cilën më pas Rama përgënjeshtroi fraza të saj), Rama u pyet nëse do të ndiqte standardin e vendosur më parë, duke i shkarkuar nga detyra kryebashkiakët kur janë vënë nën akuzë, kryeministri tha se Veliaj ishte ndryshe.
“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta,” tha Rama për BIRN.
Erion Veliaj, një bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit, është ndër zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste në pushtet që arrestohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave, deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.
Rama pretendon se ‘nuk ka një çështje konkrete korrupsioni’ dhe e krahason dosjen hetimore me “një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.”
“Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” – shton Rama, edhe pse kërkon të drejtën për të marrë më shumë kohë para se të dalë në përfundime.
Kryeministri paralajmëron një epokë të re të marrëdhënieve të tij dhe të partisë në pushtet me sistemin e drejtësisë.
“Qëndrimi pesëvjeçar i Partisë Socialiste dhe i kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten, nënë e një djali gjashtëvjeçar,” tha Rama.
Një qëndrim të ngjashëm ai mbajti edhe gjatë një bisede live në rrjete sociale me komentuesit, ku vuri në pikëpyetje standardet e funksionimit të drejtësisë dhe e cilësoi heshtjen ndaj punës së saj ‘të keqkuptuar’.
Sipas Ramës, qëndrimi i ri i mazhorancës do të jetë “kritikë konstruktive.”
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet