U arrestua me urdhër të SPAK, Veliaj paraqitet në GJKKO. Mbështetësit e duartrokasin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në GJKKO ku do të mbahet seanca për verifikim të masës së sigurisë. SPAK ka kërkuar arrest me burg për kryebashkiakun.
Veliaj i cili akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash u arrestua të hënën më 10 shkurt 2025.
Gjithashtu bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Edhe Xoxa për të cilën është caktuar masa arrest shtëpie tashmë ka arritur në ambientet e GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë.
Ajo dhe Veliaj janë pritur me duartrokitje nga dhjetëra qytetarë mbështetës së kryebashkiakut të Erion Veliaj. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.
Biznesmeni i arrestuar Elman Bule gjithashtu do të jetë i pranishëm në seancën në GJKKO për masën e sigurisë, ndërkohë për verifikim mase do paraqiten edhe 5 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje.
Masat e sigurisë dhe akuzat
- Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
- Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
- Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
- Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
- Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
- Fatmir Bektashi –Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
- Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
- Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat