Prokuroria nis hetimet për vetëvarjen e 17-vjeçares në Gjirokastër: Çfarë dyshohet
Prokuroria e Gjirokastrës ka çelur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike ndërsa 17-vjeçarja Irsa Muçollari u gjet e vetëvarur në mjediset e banesës së saj. Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e hënë, ndërsa ishin familjarët që gjetën të vetëvarur gjimnazisten dhe megjithë përpjekjet e bëra nga mjekët e spitalit të Gjirokastrës, 17-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes.
Sipas burimeve në prokurorinë e Gjirokastrës, dyshohet se shkak i vendimit për t’i dhënë fund jetës ka qenë bullizimi i vazhdueshëm ndaj saj. Nxënëse e vitit të parë në një prej gjimnazeve të qytetit të Gjirokastrës, adoleshentja evidentohej si një vajzë e qetë dhe me rezultate të mira në mësime. Ndërkohë që sipas mësuesve dhe nxënësve, ajo ditët e fundit kishte qenë e qetë.
Një ndër provat kryesore mbi të cilat po heton Prokuroria është një letër e shkruar nga gjimnazistja para se të merrte vendimin fatal. Prokuroria e Gjirokastrës do të marrë në pyetje edhe mësuesit dhe nxënësit e shkollës ku ajo mësonte, në lidhje me zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 17-vjeçares.
Ndërkohë, komuniteti në Gjirokastër është tronditur nga lajmi dhe janë shtuar thirrjet për vëmendje më të madhe ndaj shëndetit mendor të të rinjve, si dhe për mbështetje më të fortë nga institucionet dhe familjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse u rrit kredia nga 760 mijë lekë në 4.8 mln? Eksperti sqaron rastin e Pal Trashaj
- U vetëhelmua para SPAK, djali i Pal Trashajt tregon fjalët e fundit të të atit
Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare akademiku dhe trajneri, Artan Pogoni
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar
- 18:39 Infrastruktura në Durrës në mëshirë të fatit, rruga drejt Universitetit “Aleksandër Moisiu” kthehet në burim aksidentesh